Klajd Mansaku i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të dy të rinjve mbrëmjen e kaluar në Durrës, është personazh i njohur në rrjetin social TikTok.

Pas konfliktit që nisi në TikTok për arsye që ende nuk dihen, ai plagosi me armë shtetasit Jurgen Vrioni dhe Arben Haxhiu, të dy 21-vjeçarë dhe banues në lagjen nr. 12, Durrës.

Paraprakisht dyshohet se të rinjtë janë plagosur nga një plumb rikoshet që është qëlluar mbi automjetin e tyre nga personi me të cilin kishin shkuar të sqaroheshin pas një sherri në TikTok.

@klajdmancaku #viral #mosfrenoni #fyp #rangesport ♬ suono originale – #MeLuizin💪💪

Policia ka shpallur në kërkim 25-vjeçarin, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Mario Vrionit me të cilin kishte debatuar online dhe në telefon e më pas kishin lënë takim që “të sqaroheshin”. Sakaq, të dy të rinjtë e përfshirë në konflikt njihen si problematikë. “DurrësLajm” mëson ga burime policore se Mario Vrioni është me precedent penal për narkotikë dhe drejtim automjeti pa leje drejtimi.

Nga të shtënat mbeti i plagosur kushëriri i Marios i  identifikuar nga policia si Jurgen Vrioni dhe shoku i tyre Arben Haxhiu. Pas ndihmës mjekësore Jurgen Vrioni ka dalë nga spitali, ndërsa Arben Haxhiu vijon të jetë në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë nga shërbimet e Policisë janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore, janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente ku dyshohet se mund te fshihet 25-vjeçari me qëllim kapjen e tij.