Personi i cili qëlloi mbi efektin Edlir Alleshi duke e lënë të plagosur dyshohet se është Klered Bozhani.
Ngjarja ndodhi pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet, teksa Bozhani qëlloi me një plumb në bark efektivin e policisë Edlir Alleshi.
Sakaq, policia është vënë në ndjekje të Bozhanit, duke vijuar kontrollet në pikat dalëse të Tiranës, si edhe duke kontrolluar në qytet.
Ndërkohë policia ka ofruar 20 mijë euro shpërblim kush jep informacion me qëllim kapjen e autorit të plagosjes së efektivit të Shqiponjave, Edlir Alleshi.
Tiranë/Informacion paraprak
Në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar.
Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.