Ish-kryeplaku i fshatit ëshë plagosur me armë zjarri në orën 09:40 të ditës së sotme në Rehovë të Poliçanit.
Sipas njoftimi të policisë, shtetasi Fatmir Cenaj, 58 vjeç ka plagosur me armë zjarri për motive pronësie, ish-kryetarin e fshatit shtetasin J.B, 60 vjeç, banues në Rehovë, Poliçan.
Autori i ngjarjes është arrestuar në kohë rekord nga forcat e policisë pasi ishte fshehur në kodrat e fshatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56.
Shtetasi i plagosur u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





