Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Orges Xhelilin, i cili disa ditë më parë plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës Fredi Kokoneshin dhe shoferin e tij.

Babai i Orgesit theksoi se djali i tij nuk ka pasur probleme, ndërsa bëri thirrje që të zbardhet e vërteta e ngjarjes.

“Problem, ça problemi e hoqi nga puna, po 1 vit. Ka qenë student i mirë, absolut. Nuk na kishte thënë gjë, ditën e hënë do ishte në punë në Tiranë si inxhinier elektronik. Shkonte në punë . Ka mbaruar të lartën për inxhinieri elektronike, absolut. Nuk e marr vesh, por si arritën këto shqetësime djalit jam çuditur. Ne dy çuna kemi, i kemi pasur ekselentë. Të dalë drejtësia, sepse djali ska pasur probleme. Se si e ka bërë”, theskoi ai.