Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për ish-efektivin e pezulluar nga detyra, Flamur Karaj për akuzën “Vrasje e mbetur në tentativë”. Dy ditë më parë ish-efektivi plagosi në Pezë me armë në kokë kushëririn e tij, Enver Karaj.

Autori ka qenë duke punuar në shtëpinë e tij, kur është paraqitur edhe Enver Karaj. Fillimisht ka patur një debat verbal, më pas Enver Karaj ka filluar ta godasë.

Pa u menduar gjatë Flamuri ka nxjerr armën e shërbimit dhe ka shtënë në drejtim të Enverit. Menjëherë pas ngjarjes, bashkë me bashkëshorten është paraqitur në Komisariatin nr. 6 në Tiranë.

I dyshuari ka deklaruar se ishte penduar për aktin dhe se ka ndodhur pa u menduar gjatë. "Ai po më godiste me dërrasë dhe pastaj ndodhi akti", – u shpreh ai. Prokuroria kërkoi arrest me burg, ndërsa avokati dhe vetë i akuzuari ka kërkuar arrest shtëpie.