Arrestohet efektivi i policisë së Tropojës, që pas një konflikti çasti për motive të dobëta, qëlloi me armë zjarri kushëririn e tij.
Efektivët e Tropojës bënë arrestimin në flagrancë të kolegut të tyre, Zef Pepkolaj, 55 vjeç, banues në fshatin Rajë, që plagosi kushëririn Sokol Pepkolaj, 54 vjeç, banues po në Rajë.
Policia sqaron se i plagosuri ndodhet në Spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”.





