Efektivët e policisë kanë bërë të mundur në një kohë shumë të shpejtë, arrestimin e autorit të plagosjes që u regjistrua pasditen e sotme në një lokal në qendër të Sukthit.

Bëhet fjalë për shtetasin Besmir Vrioni, 28 vjeç, banues në Katund Sukth, i cili qëlloi me armë zjarri 18-vjeçarin me iniciale F.V.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Vrioni u arrestua në afërsi të banesës së tij. Gjithashtu, iu sekuestrua dhe arma e krimit, të cilën autori e kishte me vete në momentin e ndalimit nga policia.

(Në foto, arma e krimit)

Aktualisht, 18-vjeçari i plagosur ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, vijon puna nga ana e uniformave blu për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së sotme.