Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kapet dhe ndalohet një shtetas i dyshuar se ka plagosur një person në autostradën Tiranë-Durrës.

Specialistët  për Hetimin e Krimeve më D.V.P. Dibër në  bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kapën dhe ndaluan shtetasin:

-A.M., 29 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas më datë 21.04.2019, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të disa magazinave, gjatë një konflikti, dyshohet së në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.M.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga D.V.P. Tiranë.

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale "Vrasje me dashje", mbetur në tentativë, "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve kuftarake".