Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 25-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

I arrestuari është R.Gashi, i cili ishte në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të shokut të tij.

Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse”  e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E.T., ( i cili është shpallur në kërkim policor), më datë 26.02.2020, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E.B., pa pasoja për jetën.

Vijon puna intesive për kapjen edhe të shtetasit E.T.