Pas një viti në kërkim, policia ka vënë në pranga 42-vjeçarin Leonat Lulaj, banues në Durrës, i cili ka plagosur me armë zjarri një 20-vjeçar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Penal, Nr.144, datë 13.03.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak” dhe “Plagosjes së lehtë me dashje”.

Ngjarja

Ngjarja për të cilën akuzohet Lulaj ka ndodhur më 07.03.2015 në lagjen Nr. 2. Pas një konflikti për motive të dobëta, Lulaj ka plagosur lehtë me armë zjarri shtetasin F.B. 20 vjeç, banues në Durrës.