Është vetëdorëzuar në polici, Ndue Ndoi, autori i plagosjes se një 27-vjeçari mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Sauk.

I plagosuri Ervis Murati, së bashku me 2 persona të tjerë kanë tentuar të rrëmbejnë Ndue Ndoin për të sqaruar një konflikt mes tyre.

Gjatë kësaj tentative, Ndoi i ka rrëmbyer armën njërit prej agresorëve dhe e ka qëlluar duke e lënë të plagosur. Autori i krimit Ndue Ndoi u largua menjëherë nga vendngjarja, për t’u dorëzuar pak orë më vonë në polici.

Ndërsa 27-vjeçari i plagosur, banues në Tiranë, u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Të katër personat e përfshirë në këtë ngjarje ndiqnin kursin për marrjen e gradës, pranë Akademisë se Sigurisë në Sauk.