Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar të shpallur në kërkim për plagosjen aksidentale të tre personave pak kohë më parë në Tiranë.

“Si rezultat i operacionit “Oda”, në një hotel në Kukës, është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi E. E., 32 vjeç”, njofton policia.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr.1897 datë 26.07.2024, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2024, në Rrugën e Kavajës, 32-vjeçari dyshohet se aksidentalisht ka bërë shkrepje të pavullnetshme me një armë zjarri, dhe si pasojë janë plagosur 3 shtetas.