Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së administratorit të Kallmetit, Besnik Simoni.
Bëhet fjalë për shtetasin Altin Marku, i cili u prangos në banesën e tij.
Simoni ka qenë duke lëvizur me makinën e tij bashkë me një person tjetër, kur i është zënë pritë dhe është qëlluar disa herë me armë.
Mësohet se konflikti i ka fillesat që para një viti ku administratori, ka pasur një ngatrresë me të ndaluarin.





