Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 45-vjeçarin, i cili për motive të dobta, goditi me sende të forta shtetasin E.V., 36 vjeç, banues në Durrës.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi E.V. ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve ndërsa Adriatik Njora, 45-vjeç, banues në Durrës, është arrestuar.
Ngjarja ndodhi më datë 17.11.2017, në lagjen nr.12 pranë Pallatit të Sportit "Ramazan Njala".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale " Plagosja e rëndë me dashje", parashikuar në nenin 88/1 të Kodit Penal.





