Është arrestuar autori i plagosjes me thikë të 27-vjeçarit në Korçë Ari Kodra.

Ai është gjetur në banesë, po ashtu i plagosur rëndë, dhe policia me stafin mjekësor e kanë transportuar menjëherë në spital.

Nga ana tjetër mësohet se i dëmtuari 27-vjeçar është në gjendje stabël në sallën e reanimacionit.

Policia ka gjetur edhe mjetin prerës thikë me të cilën autori ka kryer plagosjen.