Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka plagosur për motive të dobëta me thikë shtetasin me iniciale A.K., 35-vjeç.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Baltëz në Fier. 35-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Pas njoftimit të marë mbrëmjen e djeshme se në fshatin Baltëz, Fier, është plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasi A. K., 35 vjeç, është ngtitur grupi hetimor dhe pas një pune intensive u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit B. G., i cili pas një konflikti për motive të dobëta plagosi me thikë 35-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja.

Shtetasi A. K., ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin B. G., 39 vjeç, banues në Baltëz, Fier.