Policia e Beratit ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi gjatë një konflikti ka plagosur dy persona, banë e bijë. Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Çlirim”, ku ra në pranga Fatjon Toska, banues në lagjen “Barikada”.

Burime zyrtare bënë me dije se të plagosur mbetën shtetasja me inicialet R.D., 23 vjeçe dhe babai i saj, 53-vjeçari me inicialet G.D., 53 vjeç, të dy banues në lagjen “Çlirim”. Menjëherë pas ngjarjes babë e bijë u transportuan me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë. Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërkohë mbi 32-vjeçarin rëndon akuza “Plagosja e lehtë me dashje”.