Shqiptari i cili plagosi të shtunën bashkëatdhetarin në Heraklion, është arrestuar mëngjesin e sotëm. Mësohet se i riu plagosi me thikë 35-vjeçarin shqiptar duke i shkaktuar dëmtime të rënda dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë larja e hesapeve të drogës. Autori ishte në kërkim që prej të shtunës, derisa u kap sot dhe u dërgua në Y.A. Heraklion.

Përsa i përket 35-vjeçarit shqiptar të plagosur, mësohet se ndodhet në spital në gjendje të rëndë pasi ka marrë dëmtime në shpretkë dhe mëlçi.