Plagoset me thikë një shtetas, kapet dhe arrestohet në flagrancë autori.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi:
Alfred Muça, 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Bulqizës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë në këmbë shtetasin D.L, 22 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Dibër për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 89 dhe 279, të Kodit Penal.





