Plagosi me thikë në qafë ish partneren e tij 4 ditë më parë, gjykata e Korçës cakton masën arrest në burg për 41-vjeçarin Ilir Çami.

Në seancën gjyqësore 41-vjeçari ka shprehur pendesë, ndërsa ka pretenduar se konflikti ka ardhur për shkak se 46-vjeçarja i ka pasur një borxh prej 5 milionë lekësh që ai ja ka dhënë në periudha të ndryshme të cilin autori i ka kërkuar t’ja kthejë.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e së mërkurës teksa 46-vjeçarja Manderina Çela ka qënë duke ecur në rrugë në lagjen nr 4, në afërsi të spitalit rajonal të Korçës.

Autori dhe 46-vjeçarja shkëmbyen shkurtimisht një bisedë teksa kjo i fundit i ka thënë mos më përndiq. Kaq ka mjaftuar që konflikti i tyre të agravonte deri në përdorimin e thikës që autori e posedonte.

Pas marrjes së mjekimit, aktualisht 46-vjeçarja ka lënë ambientet e spitalit dhe është kthyer në banesën e saj.