Është publikuar nga mediat në Kosovës fotoja e 59-vjeçarit, Ekrem Sadiku, i cili ditën e sotme plagosi me thikë katër persona në rrugë.
Dy prej tyre ishin djemë dhe 2 të mitura, njëra prej të cilave ishte një 10 vjeçare.
Sipas drejtorit të Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Sylës, 10-vjeçarja është në gjendje shëndetësore të qëndrueshme, ndërsa një nga 3 të plagosurit e tjerë ka gjasa që do t’i nënshtrohet operimit.
“Ekipe të shumta të policisë, përfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Riza Matoshi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura”, -është shprehur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, për mediat në Kosovë.