Një 19- vjeçar është vënë në pranga nga policia në Korçë, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e një 27- vjeçari.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur më 15 dhjetor të këtij viti, pas një sherri të çastit.

19- vjeçari ka goditur me thikë 27- vjeçarin duke e lënë të plagosur.

Ndaj të riut Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ me akuzën për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’. 

NJOFTIMI: 

Korçë/Punë e pandërprerë për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, më 15.11.2022, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale, në bashkëpunim me Forcat Speciale “Shqiponja”, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. I., 19 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 15.12.2022, i ka caktuar 19-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më datë 15.11.2022, në lagjen nr. 15, Korçë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka plagosur me mjet prerës (thikë), një 27-vjeçar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.