Një 17-vjeçar u ndaluar nga Policia e Vlorës pasi dyshohet si autori i plagosjes së një 38-vjeçari.

Sipas një informacioni paraprak nga policia e Vlorës, 17-vjeçari ka goditur me thikë shtetasin R.V, i cili dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 19:30, në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, në një restorant, dyshohet se shtetasi i mitur I. H., 17 vjeç, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. V., 38 vjeç, banues në Vlorë (me probleme të shëndetit mendor), i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.