Ishte në kërkim prej më shumë se dy javësh për plagosje me thikë, ndalohet nga policia 32-vjeçari nga Romanati i Durrësit.

Blutë e Durrësit informojnë se Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin T. T., 32 vjeç, banues në Romanat, Durrës.

Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më datë 10.02.2022, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin R. A.