Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. SH., 30 vjeç, banues në Mat. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, pasi në nëntor 2020, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja a rëndë me dashje”.”, njofton policia.
Sipas burimeve zyrtare, 30-vjeçari i prangosur ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë) shtetasin A. K., në afërsi të Urës së Dajlanit, Durrës.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





