Policia e Durrësit ka arrestuar sot rreth orës 15:20 në lagjen nr.4 një 40-vjeçar.
I arrestuari Oligert Qama, banues në Berat dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me thikë, 2 shtetas të huaj të cilët dyshohen shtetas sirian, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
40-vjeçari po shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtjeshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Informacion paraprak
Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta 2 shtetas, prangoset menjëherë nga Policia autori i dyshuar.
Më datë 27.06.2021, rreth orës 15:20, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasi O. Q., 40 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të huaj (dyshohet shtetas sirian), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje shtetasin O. Q., 40 vjeç, banues në Berat, i cili po shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtjeshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





