Policia e Shkodrës ka arrestuar një 21-vjeçar pasi ka plagosur me thikë një të mitur me iniciale D.K.
Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Çesk Sufaj. Sipas informacioneve, dy të rinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta, por sherri ka degraduar deri në përdorimin e thikës.
21-vjeçari akuzohet për “Plagosja e rëndë me dashje” dhe lidhur me këtë ngjarje ka nisur hetimet Prokuroria e Shkodrës.





