LIBRAZHD 25 maj 2013– Policia e Librazhdit ka vënë në pranga Flori Balliu për plagosjen me thikë të motrës, pas një konflikti të çastit mes tyre.
E plagosura V. Balliu ndodhet nën kujdesin mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq blutë e Librazhdit kanë arrestuar edhe një tjetër shtetas për dhunë në familje.
Tefik Albrahimi është ndaluar pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.





