Një person është arrestuar nga policia pasi akuzohet se është autor i plagosjes me thikë të një 29-vjeçari në një lokal në lagjen "5 Maji", në Elbasan ngjarje e ndodhur dy ditë më parë për motive të dobëta.

Mësohet se në pranga ka përfunduar 37-vjeçari Albert Peqini. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi Albert Peqini, gjatë një konflikti për motive të dobëta në ambjentet e jashtme të një lokali në lagjen “5 Maj” , Elbasan, ka plagosur me thikë shtetasin B.S.

Materialet i kaluan Prokorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 279, 89 të Kodit Penal.