Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 22-vjeçar të shpallur në kërkim, i cili ishte dënuar me 2 vjet burgim pasi akuzohet për plagosjen e një 21-vjeçari në Durrës.

Andi Kallçaku (Kollçaku), banues në Durrës, u arrestua pasi më 27.11.2014, Gjykata e Apelit ka  lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës Nr.246, datë 22.05.2013, e cila e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ngjarja

Ngjarja për të cilën akuzohet Andi Kallçaku, ka ndodhur 3 vjet më parë, kur ai ishte vetëm 19 vjeç. Më 04.05.2012, në lagjen Nr. 13 në Durrës, ka qëlluar me mjete të forta mprehëse (thikë) shtetasin E.P. 21 vjeç, banues në Arapaj. Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes autorit dhe viktimës. Burime nga policia bëjnë me dije se 21-vjeçari nga Arapaj ka marrë menjëherë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës.

S.L.