Një 30-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë nga efektivët e policisë, gjatë ditës së martë.

Shtetasi B.B. është prangosur, pasi në datë 17 dhjetor, në lagjen nr. 15, ka goditur me sende të forta shtetasin J.M., 31 vjeç duke i shkaktuar plagosje të lehtë për shkak të dhunës së ushtruar.

Por 31-vjeçari nuk e ka mbyllur me kaq dhe e ka rënduar edhe më shumë pozitën e tij, pasi në momentin që është ndaluar nga policia ka rezultuar se po drejtonte në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”.

30-vjeçari B.B. akuzohet për 2 vepra penale, të parashikuara në nenet 89 e 291 të Kodit Penal.