Një 30-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë. Ai plagosi me thikë një 35-vjeçar pasditen e kësaj të premteje. Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një sherri për motive të dobëta.

“Plagosi me mjet prerës (thikë), një 35-vjeçar, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe atyre të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, identifikohet, kapet dhe shoqërohet, 30-vjeçari.

Rreth orës 17:00, në fshatin Sherishtë, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Landfilli”, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. A., 35 vjeç”,njoftoi policia.

Sa i përket të plagosurit, ai ndodhet në spitalin e Vlorës në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë po vijon puna për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.