Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi për motive të dobta ka plagosur rëndë me thikë një person.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 21 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë. Arrestimi i tij u bë pasi, për motive të dobëta, e ka goditur me mjet prerës (thikë) në trup duke i shkaktuar plagë të rënda, shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i cili po mer ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Vrasja me dashje” e mbetur në tetativë.





