Arrestohet 25-vjeçari nga Durrësi N. Xhaferraj i cili dy javë më parë, plagosi rëndë me sende të forta një 19-vjeçar.
Policia bën me dije se ai u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria në pikën e kalimit kufitar Muriqan.
Ngjarja ka ndodhur më 28 shkurt në lagjen nr. 14, Durrës, ku 25-vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin F. Xh. (i proceduar penalisht), ka goditur me sende të forta shtetasin L. Gj., 19 vjeç. Arsyet e konfliktit kanë qenë për motive të dobëta, ndërsa raportohet se i plagosuri është dëmtuar rëndë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.





