33-vjeçari shqiptar Emiliano Jakupi nga Korça, është arrestuar pasi dyshohet se është një nga autorët e plagosjes së tre personave ditën e shtunë në zonën Gazi të Athinës. Dyshohet se dhe bashkëpunëtori i tij është shqiptar dhe autoritetet greke po punojnë për gjetjen e tij.
Sipas policisë greke, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës mbas një sherri banal mes autorëve dhe viktimave. Fillimisht palët u konfliktuan për arsye banale dhe ishte një prej viktimave që goditi fillimisht me shpullë njërin prej autorëve dhe më vazhdim autori i dytë nxori një pistoletë dhe shtiu mbi grupin e të rinjve që po konfliktoheshin.
Plumbat goditën tre të rinjtë, dy prej të cilëve janë vëllezër. Ata janë në gjendje të rëndë në një spital të Athinës. Një kamerë sigurie ka fiksuar momentin e përleshjes ku duket momenti që autori qëllon mbi viktimat.
Sipas burimeve greke, njerëzit që i njohin flasin mirë për dy të dyshuarit dhe i konsideronin si djem të mirë.
Elimiliano Jakupi ka qenë i shpallur në kërkim edhe për një ngjarje tjetër të ndodhur 9 muaj më parë, atë të ekzekutimit të shtetasit shqiptar Pëllumb Islami në vendin e quajtur Neo Iraklio.





