Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në lagjen nr.12 në Durrës, ku babai plagosi me thikë vajzën e tij 24 vjeçe dhe një djalë i cili tentoi ta ndihmonte.

“DurrësLajm”publikon foton e autorit, Mikel Ndojit, 56 vjeç i cili u vu në pranga disa orë pasi kreu plagosjen e dyfishtë.

Vajza punonte në një agjenci imobiliare. Ai ka shkuar te vendi i punës së saj dhe jashtë ambienteve të zyrës në debat e sipër, e ka goditur me thikë. Sipas policisë, një djalë me inicialet O.M. ishte kalimtar rasti dhe ka ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën e tij.

Si motiv dyshohen konfliktet e vazhdueshme në familje, pasi prindërit e 24 vjeçares ndodhen në proces divorci. 56-vjeçari kishte kryer burg në Itali dhe ishte kthyer së fundmi në Shqipëri, ku kishte kërkuar të ribashkohej me familjen, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga vajza e tij.