Plagosja e 15-vjeçarit nga një adoleshent 14-vjeçar dy ditë më parë në zonën e ish-Kënetës në Durrës ka tronditur komunitetin e zonës.
Në deklaratën e tyre për mediat, banorët shprehen se ngjarja ka qenë shokuese për ta nisur dhe nga mosha e mitur e dy protagonistëve në të.
Sipas banorëve, sherret që nisen për motive të vogla shpesh degjenerojnë deri në plagosje të rënda. Në këtë situatë ndikojnë shumë faktorë, si përdorimi i lëndëve narkotike nga të rinjtë, ndikimi i rrjeteve sociale, por edhe mungesa e vëmendjes nga prindërit.
Banorët shprehen të habitur për ngjarjen e rëndë, pasi siç deklarojnë ata, shkolla nuk ka qenë problematike në të kaluarën, pasi nuk kanë dëgjuar për grindje mes adoleshentëve.
Burime për “DurrësLajm” bëjnë me dije 15-vjeçari i plagosur, i cili u shtrua në reanimacionin e Spitalit Rajonal të Durrësit, ndodhet sot në gjendje të stabilizuar.
Ndiqni videon e mëposhtme për deklaratat e banorëve.





