Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Kukës, ku mbrëmjen e kësaj të premte, pas një sherri fizik midis disa adoleshentëve në sheshin kryesor të qytetit, mbeti i plagosur mbeti një 15-vjeçar.

Burime bëjnë me dije, se pas marrjes së ndihmes së parë në spitalin rajon të Kukës, 15-vjeçari është transportuar me urgjencë për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Prizrenit.

Forca të shumta policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorit.