Gjykata e Tiranës ka lënë burg Erisjaldo Gjutën, të dashurin e 18-vjeçares, N.Murati e cila tre ditë më parë u plagos me armë zjarri në dhomën e hotelit “Gjuta” në zonën e Saukut në Tiranë.
Ndërkohë është liruar Valdimir Gjuta, xhaxhai i 22-vjeçarit si dhe nëna e tij, Mirvete Gjuta, ndaj të cilëve gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
I dashuri i 18-vjeçares akuzohet për “Moskallëzim të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ndërkohë në kërkim janë Sajmir Gjuta 49 vjeç babai i 22-vjeçarit dhe kushëriri Elvir Gjuta 24 vjeç, të akuzuar për “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.





