Kuvendi i Kosovës po mban një seancë solemne në kuadër të 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Presidentja Vjosa Osmani, në fjalën e saj në Kuvend, theksoi se Kosova, 18 vjet më parë, u ngrit nga vuajtja në dinjitet, duke dëshmuar se liria e fituar me sakrificë është e përjetshme.
“18 vjet më parë Kosova u ngrit nga vuajtja në dinjitet, rezistenca në shtetësi, duke dëshmuar se liria e fituar me sakrificë është e përjetshme. 18 vjet më parë Kosova u shpall shtet i lirë, i pavarur dhe sovran duke i dhënë fund një udhëtimi të gjatë e të dhimshëm. Pavarësa u fitua me mund, gjak e sakrificë e durim shekullor. U ndërtua nga ata që u persekutuan, dëbuan burgosën, dëbuan dhe asnjëherë nuk u nënshtruan. Sot përulemi para kujtimit të të gjithë burrave e grave që ranë për këtë ditë, që Kosova të jetë republikë.
UÇK është ideali më i madh që ka ndërtuar shqiptarët ndër shekuj. Kjo luftë ishte e drejtë, e pastër dhe e domosdoshme. Çdo përpjekje për ta njollosur atë, relativizuar apo barazuar viktimën me agresorin është e padrejtë por edhe e pavërtetë dhe e papranueshme. Krerët e UÇK sot në Hagë së bashku me mijëra luftëtarë të tjerë u ngritën për liri, dinjitet për të jetuar të lirë në atdhe. Çdo përjekje për ta barazuar luftën tonë me krimet gjenocidiale të Serbisë jo vetëm që minon drejtësinë por edhe dmton thelë themelet e paqes afatgjatë në rajonin tonë.”, u shpreh Osmani.





