Tre persona janë arrestuar në Durrës ditën e sotme, njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim.

Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale T.Sh., 32-vjeç , i cili ishte shpallur në kërkim, pasi pak ditë më parë ka qenë prezent në plagosjen e një 20-vjeçari në dhomën e hoteli në autostradën Durrës-Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, është arrestuar dhe një 22-vjeçar, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë.

Ndërsa 47-vjeçari me iniciale A.T u arrestua, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me disa blloqe betoni.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim T. Sh., 32 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 10.12.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.12.2021, në ambientet e dhomës së një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 20-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin T. Z., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasin A. T., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me disa blloqe betoni.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.