Plagosja e një 22-vjeçari në orët e vona të së hënës në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës nisi nga një lojë bilardoje.
Mësohet se disa të rinj janë konfliktuar fillimisht në ambientet e brendshme të sallës së bilardos, duke kaluar në konflikt verbal mes tyre.
I plagosuri ka qenë vetëm, kur pas konfliktit, të rinjtë kanë dalë jashtë dhe e kanë rrahur me grushte dhe mjete të forta 22-vjeçarin. Pas sherrit verbal njëri nga të rinjtë ka qëlluar me armë zjarri tip pistolete në këmbe. Aleks Laska është paraqitur vetë më pas në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.
Në dëshminë që ka dhënë Laska për blutë e Lezhës ka deklaruar se nuk i ka njohur të rinjtë, me të cilët u përplas fizikisht.
Policia ka arritur të identifikojë njërin prej tyre nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitarët e tjerë në vendin e ngjarjes, ndërkohë po punohet dhe për identifikimin e dy bashkautorëve.





