Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që është regjistruar mëngjesin e sotëm në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë.

32-vjeçari nga Sukthi që plagosi me armë zjarri pistoletë një 23-vjeçare, është identifikuar si shtetasi Fatbardh Dervishi, i cili njihet edhe me mbiemrin Doda, dhe kishte ardhur nga Spanja pak ditë më parë.

Mësohet se dy të rinjtë kanë lidhje intime me njëri-tjetrin dhe ishin paraqitur mëngjesin e sotëm në hotel.

Nga hetimet e para dhe nga deklarimet e marra, mësohet se arma që mbante me vete 32-vjeçari është shkrepur aksidentalisht në dhomë, duke e plagosur të renë në shpatull.

Autori ka qenë në gjendje të dehur dhe ia ka mbathur pas krimit. Ndërkohë, nuk përjashtohen as pistat e tjera të aryseve që çuan në plagosjen e shtetases E.K.

Policia po kreh zonën me qëllim kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale.