Detaje të reja dalin nga plagosja e 29-vjeçarit, Ronaldo Kola, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Golem të Shkodrës.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri në rrjetet sociale mes autorit të ngjarjes, Mario Kroni dhe vëllait të të plagosurit, të cilën kanë shkëmbyer komente fyese ndaj njëri-tjetrit.

Ronaldo Kola dhe 21-vjeçari fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin për pak çaste dhe më pas i dyshuari Mario Kroni ka nxjerrë armën duke qëlluar ndaj 29 vjeçarit të cilin e la të plagosur.

“Mario erdhi papritur dhe aty nisëm një debat. Vëllai im dhe Mario kanë shkëmbyer mesazhe në Instagram me njëri-tjetrin. Ai erdhi papritur dhe më qëlloi pasi debatuam përpara dhe më pas u largua”, tha i plagosur në dëshmi.

29 vjeçari Kola u qëllua me 4 plumba teksa po ecte me një automjet ndërsa u dërgua me shpejtësi në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Efektivët kanë shpallur në kërkim 21-vjeçarin Mario Kroni ndërsa po punohet ende për gjetjen dhe kapjen e tij.