Plagosën me thikë një 32-vjeçar në Durrës pas një konflikti të çastit, kapen 2 vëllezërit e dyshuar e dyshuar.

Ngjarja është regjistruar pranë stacionit të trenit në lagjen nr.4, siç njoftoi më herët “DurrësLajm”.

“Rreth orës 18:45, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, dyshohet për motive të dobëta, shtetasit E.G, 36 vjeç dhe I. G. 33 vjeç, (vëllezër) kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 32 vjeç. Ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat, të dy vëllezërve për veprime të mëtejshme procedurale”,– njofton policia.

Fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

“32-vjeçari është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”,- vijon më tej njoftimin policia vendore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.