Një ditë pas plagosjes së vagonistit në një galeri private në minierat e Martaneshit, policia ka arrestuar inxhinierin dhe teknikun e minierës për veprën penale "Shkelje e rregullave të mbrojties në punë".
Të arrestuarit janë Jakup Gurra, 61 vjeç, banues në Tiranë, (me detyrë Inxhinier/drejtues teknik miniere) dhe Nerim Livani, 57 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë teknik miniere).
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Dibër, për veprën penale "Shkelje e rregullave të mbrojties në punë", parashikuar nga neni 289, i Kodit Penal.
Policia e Dibrës bën me dije se 48-vjeçari i aksidentuar, vagonisti Besnik Palamani, i cili ka marrë dëmtime në kokë, po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.





