Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e dy vëllezërve mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Mësohet se Xhevahir Fikaj është autori i plagosjes së vëllezërve Gruda.
Ai është shpallur në kërkim nga policia pasi plagosi me sende të forta Lad Grudën dhe më pas qëlloi me pistoletë Ilir Grudën.
Fikaj kishte një konflikt pronësie me vëllezërit Fshatin e Ri, Shkodër.
Ndërkohë Lad dhe Ilir Gruda janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.





