Kapen autorët e plagosjes së Alted Jolldashit, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme në Pogradec.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:30 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tushemishtit” në Pogradec.

Autorët kanë qenë 2 persona, Deist Meko dhe Klajdi Lotis, të dy banues në Pogradec. Ata janë kapur nga komisariati i këtij qyteti pak orë pas plagosjes të kryer.

Momentalisht ndodhen në ambientet e komisariatit ndërsa pritet të bëhet edhe arrestimi i tyre nga Prokuroria.