Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për plagosjen me armë zjarri të dy personave pak më parë në Tiranë, tekas bën me dije se është identifikuar autori.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur shtetasit: Altin Gjoka, 32-vjeç dhe 28-vjeçari, Jetmir Marashi, gjithashtu konfirmohet se ngjarja ka nisur si një konflikt çasti.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë  kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.