TIRANE – Policia e Tiranës identifikoi dhe shpalli në kërkim autorët e plagosjes së dyfishtë, të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “21 Dhjetorit” në kryeqytet. 

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në kërkim janë shpallur shtetasit: Stivens Syrja Lasi, 18 vjec, Sadjon Xhelal Çika, 23 vjec dhe Ensi Artur Strataj, 22 vjec, banues në Tiranë. Të rinjtë dyshohet se mbrëmë në rrugën “Muhamet Gjallesha” Tiranë, pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Ndriçim Nazif Koka 22 vjeç. Koka u plagos rëndë, ndërsa si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe 28-vjeçari Klodjan Shabanaj, kalimtar i rastit. 
Të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin ushtarak, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. 

/balkanweb/